Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca e konsideroi absurd dhe paralajmëroi ankimim për vendimin e Gjykatës Administrative në çështjen kundër prokurorit Olsi Dado. Gjatë një komunikimi për mediat, së bashku me avokatin britanik, Ben Brandon, u qartësua se Veliaj do e adresojë çështjen e tij edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.