Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se do të ketë nevojë për takime të tjera për të zgjidhur çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë u takuan sot në Bruksel, të pritur nga Lajçaku, për të zgjidhur çështjen e dinarit, që u ndalua me Rregulloren e re të BQK-së që hyri në fuqi më 1 shkurt. Sipas Lajçakut, shumë pyetje politike kanë mbetur pa përgjigje nga takimi i sotëm.