Kryeministri Edi Rama ne vlore pasi ka vendosur kurorat në Memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”, ka komentuar çeshjet e kufirit detar me Greqine. Ai deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje për detin pa miratimin e presidentit. Kreu i qeverise ka theksuar se është Presidenti ai që firmos marrëveshjen dhe e dërgon atë në Gjykatën Kushtetuese.