Është shtyrë për 15 shtator seanca gjyqësore ndaj katër prej gjashtë të akuzuarve për vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës më 2022. Sipas gjykatësit të rastit, në seancë mungoi i akuzuari Nenad Orlloviq, për të cilin gjykata ka përsëritur urdhërarrestin. Sipas autoriteteve, më 27 gusht, zyrtarët policorë kanë shkuar për të ekzekutuar urdhërarrestin, por Orlloviq nuk është gjetur në banesë.