Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatin e votimeve të 7 qershorit. Lëvizja Vetëvendosje me 47.13 për qind ka fituar 53 mandate, Partia Demokratike e Kosovës me 19.44 për qind 22, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69 për qind merr 18 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.74 për qind siguron 7 mandate. Lista Serbe ka fituar nëntë nga 10 mandatet e garantuara për pakicën serbe dhe KDTP-ja turke ka fituar dy deputetë. 9 mandatet e tjera të pakicave kombëtare ndahen për nëntë parti të tjera. Sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati për kryeministër i kësaj partie Ardian Gjini dhe kandidati për deputet Daut Haradinaj, janë tërhequr nga mandati i deputetit duke u lënë vend Bekë Berishës dhe Burim Ramadanit.