Në sheshin “Skënderbej”, përmes një atmosfere festive dhe pjesëmarrjes së qindra qytetarëve, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit me rastin e 28 Nëntorit. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, theksoi se kjo ditë nuk është thjesht një datë historike, por një moment reflektimi mbi rrugëtimin kombëtar dhe një angazhim për të ardhmen.