Këtë të enjte është mbajtur ceremonia e nderimit e Dëshmorit të Atdheut Saimir Hoxha, i cili mbeti i vrarë të martën nga 21 vjecari Aldi Rama. Mes qindra njerëzve të mbledhur përballë Ministrisë së Brendshme ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili u shpreh se humbja tragjike prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi.