Universiteti Metropolitan Tirana zhvilloi Ceremoninë e Diplomimit 2025, një nga momentet më të rëndësishme të jetës akademike të institucionit, ku qindra studentë përfunduan me sukses studimet e tyre. Ceremonia u zhvillua mes energjisë së të rinjve dhe emocioneve të prindërve, duke shënuar edhe nisjen zyrtare të vitit jubilar të 15-vjetorit të Universitetit Metropolitan Tirana, i cili do të shoqërohet me një program njëvjeçar aktivitetesh akademike, shkencore, kulturore dhe studentore.