Top News – Ceremoni përkujtimore në SHBA/ Nderohen viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001
11/09/2021 19:01

Presidenti Joe Biden ka përkujtuar të shtunën 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, duke marrtë pjesë në tre ceremoni në secilin nga vendet ku u rrëzuan aeroplanët e rrëmbyer në vitin 2001. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e nisi ditën në Nju Jork, ku mori pjesë në një ceremoni në vendin ku ngriheshin dikur kullat binjake të Qendrës Tregtare Botërore, përpara se të goditeshin nga dy aeroplanë të rrëmbyer nga Al-Kaeda. Ai shoqërohej nga Zonja e Parë, Jill Biden dhe ish -presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, si dhe një sërë figurash dhe senatorësh demokratë dhe republikanë. Ceromonia në Nju Jork nisi nga anëtarët e familjes që lexonin emrat e 2,983 viktimave që kishin humbur jetën në 11 Shtator dhe vazhdoi më pas me minuta heshtje në nder të tyre. “Ne nderojmë të gjithë ata që rrezikuan dhe janë jetën e tyre në minutat, orët, muajt dhe vitet më pas”, tha Biden, teksa iu drejtua punëtorëve të emergjencave që u përgjigjën pas sulmeve. Biden pranoi se forca të errëta të natyrës njerëzore, frika dhe zemërimi, pakënaqësia dhe dhuna kundër myslimanëve amerikanë erdhën,pas sulmeve, por tha se uniteti është forca më e madhe e SHBA-së. “Kemi mësuar se uniteti është diçka që nuk duhet të thyhet kurrë”, theksoi presidenti amerikan. Ai udhëtoi për në Shanksvill të Pensilvanisë, ku një tjetër avion u rrëzua në një fushë pasi udhëtarët ia dolën të parandalonin rrëmbyesit të godisnin objektivin e parashikuar. Më pas zoti Biden u kthye në Uashingtonit për të vizituar Pentagonin, simbolin e fuqisë ushtarake amerikane që u godit 20 vite më parë nga një tjetër aeroplan i rrëmbyer.

Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
DIGITALB DIGITALB