Mëngjesin e 11 shtatorit 2001, pak pasi në Nju Jork kishte nisur orari zyrtar i punës, nëntëmbëdhjetë terroristë të Al Kaedës morën kontrollin e katër avionëve që udhëtonin drejt Kalifornisë. Rrëmbyesit përplasën dy Boeing 767 mbi Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Një sulm në zemër të Nju Jorkut, të Amerikës dhe të të gjithë botës perëndimore. Imazhet e atij sulmi janë ende të gjalla në kujtimet e atyre që i panë, të mbërthyer para ekraneve të televizorëve, duke mos u besuar syve.