Bashkia e Tiranës ka marrë një tjetër nismë, për tu ardhur në ndihmë kompanive që operojnë me një numër të madh punonjësish, por edhe nënave të reja. Ka të bëjë me hapjen e cerdheve në mjediset e punës, një mënyrë kjo që do u lehtësojë akoma më shumë punën prindërve të rinj.