Trupat ruse kanë marrë tani kontrollin e zonës përreth centralit bërthamore të Zaporizhia pas përplasjeve ushtarake me trupat ukrainase por edhe punëtorët e centrailit. Më pas, Moska mësohet se ka njoftuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) , tha Rafael Grossi , drejtori i përgjithshëm i agjencisë, të mërkurën pasdite. Grossi tha se stafi në termocentralin, i cili është një nga termocentralet më të mëdhenj në Evropë dhe ka gjashtë nga 15 reaktorët bërthamorë të Ukrainës, kishte rifilluar punën ndërsa nivelet e rrezatimit në objektet e tij "mbetën normale".