INSTAT ka apeluar qytetarët për bashkëpunim me anketuesit në terren, për të bërë të mundur mbledhjen e të dhënave të sakta mbi popullsinë dhe banesat në vend. Sipas njoftimit të Institutit të Statistikave, roli i anketuesit është i rëndësishëm për të siguruar që të dhënat e Censit të jenë sa më të sakta dhe të besueshme.