Sipas standardeve europiane të regjistrimit të popullsisë, identiteti etnik i qytetarëve nuk bën pjesë te pyetjet bazë të censit dhe ajo mund edhe të mos përfshihet në pyetësorët e anketave. Megjithatë, edhe këtë herë Shqipëria zgjodhi që ta përfshijë dhe censi në fund do të tregojë panoramën e 9 minoriteteve që njeh aktualisht ligji shqiptar.