Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u tërhoq nga shqyrtimi i kërkesës së marrë nga Prokuroria e Posaçme, ku konstatohet se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në Greqi. Celibashi ka rrëzuar me herët kërkesën për përfundimin e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës dhe me këtë fakt, avokati i Lefter Maliqi, Arben Llangozi ka kërkuar që këtë herë ajo të mos shqyrtohet prej tij. Kërkesa u pranuar nga Celibashi.