Pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi priti në takim drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani, prokurorin e përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Ilir Proda. Gjatë takimit u prezantuan të dhënat mbi numrin e kallëzimeve të bëra deri tani në lidhje me veprime apo mosveprime që bien ndesh me kodin zgjedhor.