Top News – ‘Çelësi është në duart e Chevron’ / Kompania amerikane, prej 100 vitesh në Venezuelë
06/01/2026 11:29

Në kohën kur shba sulmoi venezuelën dhe rrëmbeu presidentin Nikolas Maduro, kompania amerikane Chevron, shënoi 100 vite prani në këtë vend. Ajo është aktualisht e vetmja kompani e madhe amerikane e naftës që operon në Venezuelë. Dhe tashmë është bërë e qartë se Chevron do të luajë një rol kyç në zhvillimin e ardhshëm ekonomik të Venezuelës. "Chevron mund të përfitojë menjëherë nga hapja e mundshme e tregut të naftës në Venezuelë", tha për agjencinë e lajmeve Reuters Francisco J. Monaldi, një njohës i mirë i Amerikës Latine. Venezuela ka rreth 300 miliardë fuçi naftë, gjë që e bën atë vendin me rezervat më të mëdha të naftës në botë. Kjo korrespondon me një pjesë prej rreth 17 përqind të rezervave të njohura të naftës në botë. Aktualisht, Venezuela, sipas të dhënave nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, prodhon rreth një milion fuçi në ditë. Chevron zë një të katërtën e këtij prodhimi. Sipas OPEC-ut, eksportet e naftës bruto kanë rënë nga gati dy milionë fuçi në ditë në 2015 në rreth 500,000 fuçi në ditë në vitin 2021, dhe kjo konsiderohet një rënie dramatike. Por në vitet në vijim pati një rritje progresive. "Rritja e prodhimit të naftës në Venezuelë është për shkak të Chevron", thotë Monaldi. Shtetet e Bashkuara e kanë mundësuar këtë trend pozitiv, pasi kanë lehtësuar vazhdimisht sanksionet e ashpra kundër Venezuelës pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. Në nëntor 2022, Departamenti i Thesarit i SHBA-së i dha Chevron leje të posaçme për të rifilluar eksportet e naftës bruto nga objektet e përbashkëta në Venezuelë. Në tetor 2025, Chevron mori përsëri një licencë për të prodhuar naftë në vend. Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ishte aq i kënaqur sa tha në televizionin shtetëror se: "Chevron ka qenë i pranishëm në Venezuelë për 100 vjet dhe dua që kompania të operojë këtu edhe për 100 vjet të tjera". Deri në vitin 2017, SHBA ka qenë blerësja më e madhe e naftës venezueliane. Tani, blerësja më e madhe është Kina. E kjo mund të jetë një nga arsyet e embargos amerikane për naftën e venezuelës.

Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03