Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një trajtimi të veçantë financiar ndaj familjes së të ndjerit Klodian Rasha. Familjarët e 25-vjeçarit, që humbi jetën më datë 8 dhjetor, pas të shtënave me armë zjarri nga një efektiv i “Shqiponjave” do të marrin tetëfishin e pensionit social, e përllogaritur në vlerën e 75 mijë lekëve.