Top News – Çdo anëtar i Hamasit është i vdekur! Netanyahu mbledh ‘kabinetin e luftës’
12/10/2023 12:05

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se cdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur, pas takimit të parë të qeverisë së tij të emergjencave. Në krah të tij, ishte edhe figura e opozitës, Benny Gantz, i cili tha se ishte koha për luftë. Bilanci i viktimave në izrael ka arritur ndërkohë në 1200, dhe më shumë se 1100 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite mbi Gaza. Situata e krijuar bëri që Netanyahu dhe Gantz, të linin mënjanë rivalitetin politik, që u përshkallëzua madje edhe në protesta masive. Gantz i tha izraelitëve se qeveria e sapo krijuar ishte e bashkuar dhe e gatshme për ta fshirë Hamasin nga faqja e tokës. Përvec Netanyahut dhe Gantz, kabineti i ri i përkohshëm do të përfshijë edhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant. Lideri kryesor i opozitës, Yair Lapid, nuk i është bashkuar aleancës. Sidoqoftë, Netanyahu dhe Gantz thanë në një deklaratë të përbashkët se një vend do ti rezervohej atij në kabinetin e luftës. “Gjatë periudhës së luftës, asnjë ligj apo vendim i qeverisë që nuk ka të bëjë me luftën, nuk do të kalojë”, thuhej në deklaratë. “Të gjithë emërimet e larta do të zgjaten automatikisht në periudhën e luftës. Qeveria e emergjencave do ti japë konsensus më të gjerë kombëtar veprimeve të ushtrisë. Ajo po ashtu con në kabinetin e luftës dy zëra që janë ekspertë në strategji ushtarake. Si Gantz, por edhe Gadi Eisenkot, që bashkohet si vëzhgues, janë ish shefa shtabi të ushtrisë izraelite.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36