Top News – Çausoglu zemëron Greqinë/ Tha se një pakicë myslimane në veri është turke
31/05/2021 11:42

Greqia ka reaguar me zemërim ndaj një deklarate të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili tha se anëtarët e një pakice myslimane në Greqinë veriore janë turq dhe që ata nuk gëzojnë të drejtat e plota qytetare. Deklarata e ministrit Çavusoglu, u bë gjatë një vizite private në rajonin verior grek të Thrakisë, një ditë para takimeve të tij zyrtare në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm, Nikos Dendias. "Ne dëshirojmë që turqit në Thraki të gëzojnë të njëjtat të drejta që i sigurojmë ne Kishës Ortodokse Greke dhe pakicës greke", tha Çavusoglu. Një shekull pasi të dy vendet bënë një luftë që zhvendosi më shumë se një milion njerëz në të dy anët e kufirit, Turqia thotë se komuniteti mysliman me rreth 120,000 njerëz në rajon është një pakicë turke, një pozicion i refuzuar nga Athina, e cila i quan ata si myslimanë grekë. "Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar realitetin, si dhe pretendimet e saj për mungesë të mbrojtjes së të drejtave të këtyre shtetasve ose diskriminim, janë të pabazuara dhe refuzohen plotësisht", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke, Alexandros Papaioannou, përmes një deklarate për media. Të dyja vendet - anëtare të aleancës së NATO-s - janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, që nga pretendimet territoriale detare në Mesdheun lindor deri te statusi i Qipros dhe problemi me migrantët. Vitin e kaluar, Turqia dhe Greqia ishin afër një konflikti të armatosur kur anijet detare të tyre ishin afër njëra-tjetrës gjatë një mosmarrëveshjeje për kërkimet e gazit. Tensionet janë lehtësuar pak muajt e fundit pasi zyrtarët rifilluan bisedimet mbi mosmarrëveshjet e tyre pas një ndërprerjeje pesë-vjeçare.

Top News- Pse Trump e Putin, duan shkatërrimin e Evropës? The Guardian zbardh arsyet
23/12 22:57
Top News- Betejë trup me trup, por rusët fitojnë, Ukraina humbet qytetin lindor
23/12 22:50
Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
DIGITALB DIGITALB