Dhjetëra qytete kineze po përvëlohen nën temperatura ekstreme ndërsa i nxehti po shkrin catitë e ndërtesave, rrugët po vlojnë dhe moti i papërballueshëm po detyron njerëzit të kërkojnë pak fresk në bunkerët e nëndheshëm. Të martën, 68 qytete përfshirë Shangain dhe Nanjingun, ishin në gjendje të jashtëzakonshme me temperaturat që i kapërcejnë 40 gradët celcius.