Presidenti Donald Trump ndaloi dërgesat e ndihmës ushtarake për Ukrainën pas takimit të tensionuar me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale. Aleatët perëndimorë parashikojnë që Ukraina mund të mbajë ritmin e saj aktual luftarak për disa javë përpara se vendimi u SHBA-së të fillojë të ndikojë në luftë. CNN ka përllogaritur ndihmat ushtarake të dhëna deri më tani dhe ndikimin që tërheqja e SHBA-ve mund të ketë.