Sipas një plani çarmatimi të paraqitur nga ‘Këshilli i Paqes’ i Presidentit amerikan, Donald Trump, Hamasit do t’i kërkohet të lejojë shkatërrimin e rrjetit të gjerë të tuneleve në Gaza dhe të dorëzojë armët gjatë një periudhe tetëmujore. Reuters ka siguruar tekstin e plotë të planit nga dy zyrtarë palestinezë, ndërsa një përfaqësues i Hamasit ka konfirmuar autenticitetin e tij. Dokumenti përbëhet nga 12 pika dhe një kalendar 5-fazësh për dorëzimin e armëve.