Dy çanta të braktisura alarmojnë portin e Durrësit, teksa është dyshuar për lëndë plasëse, por nga verifikimi rezultoi se në to ka pasur thjesht ushqime. Çantat janë konstatuar në zonën e terminalit të trageteve në portin detar të Durrësit, ku dyshohet të jenë harruar nga një shqiptar që ka udhëtuar drejt Italisë. Kanë qenë forcat e sigurisë portuale që kanë konstatuar dy çanta të zeza të braktisura, që janë vlerësuar si të dyshimta, duke marrë vëmendjen e autoriteteve të portit dhe policisë për verifikimin e saj.