Top News – Çahet toka në Turqi, sërish njerëz nën rrënoja / Dy tërmete të reja, disa viktima
21/02/2023 12:15

Skuadrat e shpëtimit janë rikthyer të kërkojnë njerëz të bllokuar nën rrënoja në TUrqi pasi një tjetër tërmet goditi vendin duke marrë të paktën gjashtë jetë njerëzish. Një tërmet me magnitudë 6.4 u regjistrua afër qytetit të Antakias, pranë kufirit me Sirinë, ku tërmetet masive shkatërruan të dyja vendet më 6 shkurt. Tërmetet e mëhershme morën të paktën 44 mijë jetë njerëzish në turqi dhe siri, me dhjetëra e mijëra të tjerë të mbetur të pastrehë. Ndërtesat e dobësuara nga këto tërmete, u shembën në të dyja vendet nga tërmeti i të hënës. Agjencia turke e katastrofave dhe emergjencave tha se tërmeti me magnitudë 6.4 ndodhi në orën 20.04 minuta sipas orës lokale, në një thellësi prej 10 km. Ai u pasua nga një tërmet tjetër me magnitudë 5.8, tre minuta më vonë dhe 31 pasgoditje të tjera që nuk ishin shumë të forta. Ministri turk i shëndetësisë tha se 294 persona ishin lënduar, 18 prej tyre me plagë serioze. Mendohet se bilanci i viktimave ka qenë relativisht i ulët këtë herë pasi tërmeti ndodhi në një zonë që ishte kryesisht e zbrazët pasi u dmtua rëndë më 6 shkurt. Raportet nga qyteti i antakias, trefonin frikë dhe panik nëpër rrugë ndërsa ambulancat dhe ekipet e shpëtimit përpiqeshin të arrinin në zonat më të prekura, ku miret e ndërtesave të dëmtuara më herët ishin shembur. “Mu duk sikur toka do të cahej nën këmbët e mia”, tha një banore lokale për agjencinë e lajmeve reuters. Ajo, bashkë me fëmijën shtatë vjec, qëndronte si edhe shumë të tjerë në një kamp me tenda, në qendër të qytetit kur tërmeti u regjistrua.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25