Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e gjashtë deputetëve të PD-së, të cilët kërkuan që të anulohej përjashtimi I tyre për shkelje të rregullave në seancën e kaluar. Gjashtë deputetët e përjashtuar në seancën e 16 shkurtit janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.