GJKKO vendosi të lirojë nga masa e sigurisë arrest shtëpie kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberin dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve. Ndaj dy zyrtarëve të lartë të bashkisë togat e zeza vendosën detyrim paraqitje 1 herë në muaj. sipas palës mbrojtëse, ndaj tyre kishte mbaruar afati 6 mujor I masës së sigudisë ndërsa morën si reference dhe vendimin e gjykates kushtetuese ndaj Mimoza Margjekes.