Të dhënat e Ministrisë së Financave për muajin janar tregojnë një vijimësi të konsolidimit financiar të buxhetit të shtetit. Sipas këtyre të dhënave, janari u mbyll me një sufiçit buxhetor prej 152 milionë eurosh, me një rritje gati 3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.