Me rritjen e çmimeve të karburanteve shteti ka arkëtuar më shumë të ardhura nga vjelja e taksave, ndërkohë që efekti i uljes së akcizës sa herë nafta kapërcen mbi 220 lekë për litër dhe benzina 200 lek për litër, është i ulët. Shifrat i ndau zëvendësministri i financave, Andi Mehmeti gjatë shqyrtimit të aktit normativ për uljen e akcizës në komisionin e ligjeve.