Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi këtë të hënë dëgjesa publike për miratimin e buxheëtit të vitit 2022,me përfaqësues të organizatave rinore dhe ekspertë në fushën e inovacionit. Duke e vënë theksin te fusha e teknologjise se informacionit, Veliaj tha se e ardhmja është e gjitha digjitalizim dhe kjo është arsyeja përse edhe buxheti më i madh është fokusuar në drejtim të projekteve novatore dhe përfshirjen e teknologjisë në kurrikulën mësimore.