Gjykata Kushtetuese legjitimoi kërksën e 36 deputetëve demokratë lidhur me kontratën e menaxhimit të parkut të Butrintit dhe palë me opozitën në proces janë bërë edhe tre institucione të tjera që e konsiderojnë këtë kontratë antikushtetuese. Deputetja demokrate, Ina Zhupa deklaroi se Presidenca, 36 deputetët e Kuvendit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit janë në unison dhe kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe fondacionit të huaj.