Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediet i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të mos dekretojë ligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit. Sipas Zhupës, ligji është antikushtetues dhe rrezikon historinë e trashëgiminë shqiptare, teksa kërkon nga Meta rrëzimin e saj. Deputetja demokrate ka parashtruar në kërkesën drejtuar Presidentit 6 arsyet se përse sipas saj duhet kthyer ky ligj.