Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan po vijojnë punën për transformimin e Piramidës në një qendër të teknologjisë së informacionit, por njëkohësisht 250 të rinjtë e parë, nga mosha 12-18 vjeç, e kanë nisur mësimin në “Tumo Tirana”. Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj tha se do të mbështeten me bursa edhe fëmijët që vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike.