Burrat po ‘rrallohen’ në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT popullsia e Shqipërisë ka pësuar ulje në vitin 2019, ku ajo e burrave ishte më e madhe se e grave. Emigracioni në radhë të parë si dhe vdekshmëria më e lartë e gjinisë mashkullore ka prishur balancat gjinore në vend për vitin 2019, duke e ulur popullsinë e burrave në raport me atë të grave. Po kështu emigracioni është faktori kryesor për rënien e popullsisë.