Qeveria britanike ka njoftuar se duke filluar nga prilli i vitit të ardhshëm do të ulë me 20 për qind taksën e biznesit për klubet, pub-et dhe sallat e koncerteve. Sipas vlerësimeve të qeverisë një pub mesatar mund të kursejë prej kësaj uljeje rreth 1.100 paund në vit. Megjithëse bëhet fjalë për shuma relativisht të vogla, kryeministri i ri Andy Burnham synon të tregojë me këtë masë se qeveria mund t'i ulë shpejt kostot e jetesës. "Për një kohë shumë të gjatë qeveritë kanë qëndruar duarkryq ndërsa lokalet e preferuara nga njerëzit janë zhdukur nga qendrat e qyteteve tona. Sot unë do ta ndryshoj këtë”, tha Burnham.