Shfrytëzimi i burimeve natyrore u rrit me 3.2 për qind në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, megjithëse mbetën ende nën nivelin më të lartë të tyre të shënuar në vitin 2018-të. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2021, lënda e parë e nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore, e cila përfaqëson sasinë gjithsej të materialeve që përdoren direkt në ekonomi, është rreth 19,1 milionë tone. Struktura e burimeve të brendshme natyrore, tregon që produktet “minerale jo metalike” zënë rreth 44%, “biomasa” 39%, “mineralet metalike” 10% dhe “materialet e energjisë fosile” 7%.