Plani i Presidentit amerikan Donald Trump për ta kthyer Alcatrazin përsëri në një burg të sigurisë maksimale mund të kushtojë afërsisht 2 miliardë dollarë, raportoi Axios të premten duke cituar burime të administratës. Alcatraz u mbyll si burg i sigurisë maksimale në vitin 1963 pas 29 vitesh funksionimi, pikërisht sepse ishte shumë i kushtueshëm vazhdimi i funksionimit të tij. Trump ka thënë më herët se do të urdhëronte që objekti i mbyllur prej kohësh, që tani përdoret si një vend historik në Gjirin e San Franciskos, të priste përsëri kriminelë të dhunshëm.