Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares, nënë e tre fëmijëve, e cila po vuan një dënimin me dy muaj në burgun e Pojskës. Pas inspektimit në institucion, ai deklaroi se mbajtja e saj në burg, së bashku me foshnjën 1-vjeçare, ngre dyshime serioze për shkelje procedurale dhe se rasti po hetohet nga institucioni që ai drejton. “Në bindjen time, ditën e nesërme nëna do të lirohet. Nëse nuk lirohet, do të jemi para shkeljeve procedurale, sepse është e pamundur, si sipas Kodit Penal ashtu edhe Kodit të Procedurës Penale, që për veprën për të cilën është dënuar, një nënë me fëmijën në gji të mbahet në këtë institucion.”