Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Thoma Mastrorën, autorin e dyshuar të vrasjes së çiftit Ilia. Gjatë seancës organi I akuzës paraqiti provat duke fajësuar Mastorën për ngjarjen e rëndë. Ndërkohë vetë I dyshuari mohoi që ta ketë bërë krimin, ndërsa theksoi se është i pafajshëm. "Nuk e kam bere une. Gjejeni vrasesin por sjam une" tha ai para gjyqtares Mariola Neluli e cila pavarësisht këtij pretendimi vendosi ta lë në qeli të moshuarin.