Një shqiptar dhe një shtetas spanjoll u arrestuan nga policia për grabitjen e vilëssë fubollistit të PSG, Marco Verratti, ndërsa u lanë në burg nga gjykata. 4 persona të tjerë, të akuzuar, u liruan, njëri prej tyre në komisariat dhe pjesa tjetër pas miratimit të një vendimi gjyqësor në një komunë në provincën e Malaga. Banda në fjalë dyshohet se ka kryer grabitjen e 20 vilave në vend, duke marrë para dhe sende të ndryshme me vlerë.