Gjykata ka dënuar me burgim përjetë Isuf Hasën, për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ në dëm të viktimës, fqinjit të tij Xhemal Meta. Falë hetimeve, Prokuroria faktoi se Isuf Hasa shkaktoi vdekjen e fqinjit të tij, I cili u gjet I pajetë në fshatin Shëngjin i Vogël, në Shëngjergj të Tiranës më 13 janar 2025.