Katër efektivët e komisariatit të Sarandës që u ndaluan në akuzën se kishin favorizuar ndërtimet pa leje dolën para gjykatës këtë të martë, për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokurorët e çështjes Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho kërkuan arrest me burg me afat 45 ditë për ish-Shefin e Komisariatit të Sarandës, Komisar Gëzim Bashllari dhe specialistin e zonës Robert Çulli si dhe “Arrest në shtëpi ” për oficerët e krimeve Andi Duro dhe Ajdin Islamaj.