Gjykata e Tiranës la në burg pesë personat e arrestuar pak ditë me parë, si të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një burri 68-vjeçar. Dy vëllezërit Sulejman dhe Klinton Sina, si dhe të akuzuarit e tjerë Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga gjyqtarja Oleda Lice.