Ish presidenti francez Nikolas Sarkozy është dënuar me një vit burg për financim të paligjshëm të fushatës së tij të pasuksesshme për rizgjedhje në post në 2012-ën. 66 vjecari u shpall fajtor nga një gjykatë në paris për shpenzimin e dhjetëra e miliona eurove më shumë në fushatë nga sa e lejonte ligji. Ai sidoqoftë nuk do të burgoset dhe mund ta kryejë dënimin e tij në shtëpi me një byzylyk elektronik të vendosur në këmbë.