45 ditë burg ka caktuar Gjykata e Durrësit për Florian Habilajn dhe Enold Dragotin, të arrestuar pas dhunimit të kamarierit 18-vjeçar në Mal të Robit, Golem. Sipas akuzës, i riu u dhunua pasi kërkoi pagën për punën e kryer në hotel. Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje”. Pas vendimit të gjykatës, avokati i tyre, Altin Sinella, kundërshtoi akuzën, duke e cilësuar ngjarjen si një sherr të zakonshëm mes të rinjsh.