Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Caush. Ai u arrestua më 14 shtator, pasi një ditë më parë kishte plagosur me drapër një 67-vjeçar, babai i ish bashkëjetueses së tij.