Top News – Burg me pishinë, klub nate e kopsht zoologjik / Venezuela, 11 mijë trupa për ‘ta çliruar’
21/09/2023 11:42

Venezuela ka dërguar 11 mijë trupa ushtarake për të rimarrë kontrollin e një prej burgjeve më të mëdha të saj që është drejtuar nga një bandë e fuqishme kriminale. Burgu Tocoron, në veri të vendit, ishte nën kontrollin e mega-bandës Tren de Aragua, prej vitesh. Të burgosurit ishin të lirë të endeshin brenda burgut, që ngjasonte më shumë me një hotel dhe ishte i pajisur me një pishinë, klub nate dhe një kopsht zoologjik të vogël. Zyrtarët thanë se 6 mijë të burgosurit do të transferoheshin në burgje të tjera. Edhe shumë banorë të lirë jetonin brenda burgut, bashkë me të dënuarit. Pasi autoritetet njoftuan se të burgosurit do të zhvendoseshin, disa të afërm të tyre nisën të qarat jashtë burgut, të pasigurt se ku ata do të shkonin..“Po pres të dëgjoj se ku do ta dërgojnë bashkëshortin tim...edhe unë po jetoja këtu por na nxorrën jashtë”, thotë Gladys Hernandez për agjencinë e lajmeve AFP. Raportohet ndërkohë se gazetarët kanë parë roja sigurie të nxirrnin motocikleta, televizorë dhe mikrovala nga burgu. Në një deklaratë të postuar në rrjetin social X, ministri i brendshëm i venezuelës përgëzoi zyrtarët për rimarrjen nën kontroll të burgut dhe goditjen e qendrës së konspiracionit dhe krimit. Lideri i bandës Tren de Aragua, Hektor Guerrero Flores, po kryente një dënim me 17 vite burg atje për vrasje dhe trafik droge. Sidoqoftë, ai ishte aq i fuqishëm sa që raportohet se hynte dhe dilte lirisht nga burgu...

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20