Të pasurit kanë shpenzuar më shumë se 1.4 miliardë dollarë për blerjen e super-jahteve në 2021, ndërsa kërkojnë ti shpëtojnë izolimeve të covidit dhe kufizimeve të udhëtimit. Sipas Boat International, kjo rritje e këtij viti përbën më të madhen në fushën e shitjes së jahteve të përdorur. Por Oxfam tha se është e turpshme që një pasuri e tillë të mos shpenzohet për vaksinat. Me koston e këtyre superjahteve, popullata e nepalit mund të vaksinohej plotësisht – thotë organizata.