Situata e zjarreve është rënduar ndjeshëm në qarkun Dibër, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në disa zona të Bulqizës dhe Matit. Në zonën e Qafë Helmes, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Pavarësisht angazhimit të forcave në terren, flakët vijojnë të jenë të vështira për t’u neutralizuar, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për të frenuar përhapjen e tyre.