Prej 1 nëntorit nis zbatimi i vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive. Sipas vendimit të ERE-s, çmimi i energjisë elektrikë për 4 orë të pikut të prodhimit të bukës do të rritet 15%, për të treja kategoritë e çmimeve sipas llojit të aktivitetit të furrës së bukës.